hetuesi eduart kaloshi diplomohet ne akademine kombetare te fbi se 6953b97509710

Hetuesi Eduart Kaloshi diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

December 30, 2025
1 minut lexim

Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, u diplomua këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Në një postim në rrjetet sociale, këtë të martë, 30 dhjetor, ambasada amerikane në vendin tonë, teksa e përgëzon Kaloshin, thotë se arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Shqipërinë.

“Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë.

Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 700246155768cbfa1d377dca0fa30686 V1
Lajmi i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi”, ambasador i kulturës shqiptare në botë, 2025-ta ishte vit rekord paraqitjesh dhe suksesi

vitinja iniesta dhe modric jane idhujt e mi 6953b9d33bf6b
Lajmi i radhës

Vitinja: Iniesta dhe Modriç janë idhujt e mi

Të fundit nga

ShkoLartë