hetimi ne zvicer do te jete mbikeqyres i drejtesise per kocanin 695d039155b93

Hetimi në Zvicër do të jetë ”mbikëqyrës” i drejtësisë për Koçanin

January 6, 2026
min lexim

Tragjedia në Zvicër në natën e Vitit të Ri në Crans Montana e riktheu opinionin publik të Maqedonisë së Veriut te ngjarjet e 16 marsit të vitit të kaluar (2025) në ndërtimin e paligjshëm në Koçan, veçanërisht për shkak të numrit të të rinjve që humbën jetën gjatë një feste, ndërsa prindërit e tyre i kërkonin mes të vdekurve dhe të plagosurve.

Për pushtetin, kjo tragjedi në Zvicër me zhvillim të lartë jep hapësirë për të interpretuar se tragjedi të tilla ndodhin edhe në një vend të zhvilluar si Zvicra, por hetimi që do të zhvillohet atje do të mbikëqyrë drejtësinë për Koçanin, të cilën familjet e gjithsej 63 të rinjve edhe pas nëntë muajsh ende e kërkojnë, ndërsa asnjë nga të dyshuarit nuk është dënuar ende

Bashkëshortët, pronarët dhe menaxherët e barit luksoz ‘Le Constellation’, Jacques dhe Jessica Moretti, ende nuk janë arrestuar, por Prokuroria në kantonin Valais, tre ditë pas aksidentit, njoftoi se ata dyshohen për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor nga pakujdesia dhe shkaktim të zjarrit nga pakujdesia.

“Konfirmoj se është hapur një hetim penal ndaj të dy menaxherëve. Ky hetim penal do të mundësojë, në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira, të identifikohen dhe shqyrtohen të gjitha gjurmët. Siç kam theksuar vazhdimisht, asnjë gjurmë apo dyshim nuk do të neglizhohet. Të gjitha mundësitë po shqyrtohen, dhe me hapjen e hetimit, do të na mundësojë të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit për procedurë penale,” deklaroi Beatrice Pilou, prokurorja e kantonit Valais.

Që nga fillimi shihet dallimi i parë midis dy hetimeve në krime të ndryshme penale, organet hetimore zvicerane shkojnë drejt një rrethi më të ngushtë përgjegjësie dhe vrasjeje nga pakujdesia, ndërsa tek ne ndiqeshin zyrtarë nga 12 vjet më parë dhe të gjithë janë të akuzuar dhe të dyshuar për ‘krime të rënda kundër sigurisë publike’, madje edhe policët për të cilët ende nuk është ngritur aktakuzë.

Për momentin, hetimi në Zvicër fokusohet në një rreth më të ngushtë të të dyshuarve.

Për avokatin Janaki Mitrovski është e pasjellshme të bëhen krahasime, pasi bëhet fjalë për një vend tjetër me ligjet e veta specifike, por ai përsërit se aktakuza e ngritur për Koçanin është e pabazuar.

“Problemi është se edhe vetë prokurorët e dinë se atje duhet të hetohet vetëm për një pjesë të të akuzuarve; këtu po flasim për funksionarët për krime të tjera penale si ‘mitmarrje’, ‘punë e pakujdesshme’, disa vepra nga pakujdesia, por ata gjithashtu e dinë se këto vepra penale janë shumë kohë të vjetruara. Për të qetësuar opinionin publik dhe për të mos e nxitur zemërimin e tij, ata ia kalojnë topin gjykatës dhe i lënë një ‘kastron të nxehtë’ në duar, që duhet të gjykojë për një aktakuzë të pabazuar. Do të ishte shumë më e qëndrueshme edhe tek ne të shkohej me krimin ‘vrasje nga pakujdesia’, megjithatë këtu përsëri do të shfaqej problemi me vjetërsinë, sepse, nuk e di si është në Zvicër, tek ne kjo vepër penale ka afat deri në pesë vjet, që do të thotë se vjetërsimi absolut do të ndodhë pas dhjetë vjetësh. Të gjithë e dimë se kjo kualifikim që është dhënë, është bërë nën presion të opinionit publik, që padyshim është e gabuar. Të gjithë jemi dëshmitarë se sipas informacionit të kufizuar që kemi nga mediat, atje dyshohen pronarët e barit, pra shkon drejt një rrethi shumë më të ngushtë, për dallim nga tek ne ku është shkuar shumë gjerë, gjë që e komplikon situatën duke e bërë më të vështirë, sepse një pjesë e madhe ndiqen për bashkëkryerje”, analizon Mitrovski për “Sloboden Peçat”, përcjell PressOnline.al

Të dy zjarrët shpërthyen nga fishekzjarret dhe pothuajse në mënyrë identike: në ‘Pulse’ nga fishekzjarret që solli grupi muzikor për t’i bërë më efektive, ndërsa në ‘Le Constellation’ nga ‘shkrepësat’ në shishe që ndezën tavanin. Të dy objektet kishin materiale lehtësisht të ndezshme, gjë që çoi në përhapje të shpejtë të zjarrit.

Bari ‘Le Constellation’ ishte rinovuar kur e morën pronarët aktualë, të cilët erdhën në Zvicër nga Korsika franceze, dhe shkallët u ngushtuan, ndërsa tavanit i u vendos një shtresë shkumë akustike.

Objekt me leje dhe pa leje

Ndryshe nga rasti në Koçan, ku fokusi ishte tek fakti që diskoteka nuk kishte leje, procedura në Zvicër është më shumë e orientuar drejt përgjegjësisë së rreptë për pakujdesi në një objekt që formalisht kishte leje për funksionim, por nuk i respektoi protokollet e sigurisë gjatë festës.

Autoritetet zvicerane po hetojnë nëse përdorimi i fishekzjarreve ishte në përputhje me rregulloret e brendshme të objektit dhe ligjet zvicerane; po ekzaminohet shtresa e shkumës izolues (izolimi akustik) në tavan, po kontrollohet nëse në bar kishte më shumë mysafirë se sa lejohej dhe nëse daljet emergjente ishin të qasshme në momentin e aksidentit. Në tragjedin në Zvicër humbi jetën edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut 16-vjeçari Steven Ivanovski, me origjinë nga Dellçeva, por për të ka shumë pak informacione zyrtare nga autoritetet zvicerane. Një anëtar i familjes ka konfirmuar se djali është gjetur i vdekur dhe është identifikuar përmes analizës së ADN-së, por ende pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet zvicerane. Të gjithë të vdekurit janë identifikuar, ndërsa mbi njëqind të plagosurit po trajtohen në spitalet në Zvicër dhe vendet përreth.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyrja e bankes serbe alta ne maqedoni kerkohen hetime permenden lidhje dhe emra 695d027024acd
Lajmi i mëparshëm

Hyrja e bankës serbe Alta në Maqedoni, kërkohen hetime, përmenden lidhje dhe emra

nuk zbatoi protokollin plas keq ne spital mjekut si mbajne nervat dhunon kryeinfermieren 695d1016efe58
Lajmi i radhës

“Nuk zbatoi protokollin!”/ Plas keq në spital, mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren

Të fundit nga

ShkoLartë