hetimet per 21 janarin koncesionin e aeroportit te vlores dhe sistemin tims spak publikon regjistrin e transparences 686e70a8904df

Hetimet për 21 janarin, koncesionin e aeroportit të Vlorës dhe sistemin TIMS, SPAK publikon regjistrin e transparencës

July 9, 2025
1 minut lexim

SPAK ka bërë publik në regjistrin e pyetjeve të publikut dhe medias për çështje të ndryshme dhe me interes të lartë që janë në procesim apo që janë kërkuar të dihet për fatin e tyre.

Pyetjet trajtojnë çështjet e “21 janarit”, aeroportit të Vlorës, krimet zgjedhore, gara për kreun e BKH-së dhe ndërhyrja në sistemin Tims.

Në lidhje se në çfarë faze ndodhen hetimet për “21 Janarin”, Prokuroria e Posaçme përgjigjet duke thënë se procesi hetimor është ende në zhvillim.

Për zgjedhjen e kreut të BKH-së, SPAK bën me dije se vijon proceduar për fazën e dytë të përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bë përputhje me ligjin.

SPAK pranon se ka regjistruar dhe po ndjek hetimet në lidhje me kryebashkikakun e Shkodrës, Benet Beci, por pa dhënë detaje se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Një tjetër pyetje që SPAK i është përgjigjur është ajo e ndërhyrjes në sistemin TIMS, ku prokuroria bën me dije se ‘në bazë të materialit kallëzues të depozituar ka regjistruar procedim penal’. Sakaq bën me dije se ky procedim penal është në fazën e hetimeve.

Për sa i përket aeroportit të Vlorës, nëse ka një kontratë koncesionare, SPAK përgjigjet duke thënë se ka regjistruar një procedim penal në lidhje me këtë kontratë. Megjithatë nuk jep detaje duke argumentuar se procedimi është në fazën e hetimeve.

Po ashtu nuk ka munguar edhe çështja e krimeve zgjedhore, ku pwrgjigjet duke thwnw se në total janë 43 materiale të regjistruar si procedime/hetime penale (njëri është regjistruar i ndarë nga një procedim i mëparshëm) ndërsa janë 43 vendime për mosfillim të hetimit penal, për mungesë të elementëve të veprës penale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6658
Lajmi i mëparshëm

Granit Osmani i VLEN: BDI me shpifje, ne me vepra (FOTO)

arijanet muric pritet te largohet nga ipswich 686e7120129ae
Lajmi i radhës

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich

Të fundit nga

ShkoLartë