hetime ne peje pas vdekjes se dy te rinjve ne nje vile prokuroria jep detaje 69542b5f0b1b5

Hetime në Pejë pas vdekjes së dy të rinjve në një vilë, Prokuroria jep detaje

December 30, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore e Pejës ka dalë me detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi sot atje, ku dy të rinj u gjetën të vdekur në një vilë. Viktimat janë një burrë i moshës 25-vjeçare dhe një grua e moshës 20-vjeçare.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se janë siguruar prova dhe janë identifikuar dëshmitarë lidhur me rastin.

Ai ka bërë me dije se në vendngjarje ndodhen Kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia”, ka deklaruar Nikçi, i cili ka shtuar se informata të tjera s’mund të ndahen shkaku i ndjeshmërisë së rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne korce automjeti perplaset me motorin nuk raportohet per viktima 69542b03d213c
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Korçë, automjeti përplaset me motorin, nuk raportohet për viktima

sulmuesit e bondi beach vepruan te vetem 69542b7319736
Lajmi i radhës

Sulmuesit e Bondi Beach vepruan të vetëm

Të fundit nga

ShkoLartë