hetim ndaj ministrit ne detyre per kanosje avokati mohon pretendimet 6928e1217e465

Hetim ndaj ministrit në detyrë për kanosje, avokati mohon pretendimet

November 28, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale të “kanosjes”, rast që dyshohet se ka ndodhur në trafik rrugor. Ndëkohë avokati i tij ka mohuar pretendimet për kanosje duke theksuar se Krasniqi ishte me familje në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Lajmin për RTKlive lidhur me hetimin e nisur ndaj Krasniqit e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi. 

Ai ka thënë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të bllokuar për shkak të trafikut, dhe ka theksuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe hetimet po zhvillohen në koordinim me Policinë e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar avokati i ministrit në detyrë, Artan Kastrati. Ai ka thënë se klienti i tij ka dhënë deklaratën në Polici duke mohuar plotësisht pretendimet për kanosje dhe faktin se ka pasur armë me vete. Sipas avokatit, ministri ka qenë me familjen në momentin e ngjarjes, gjë që e bën të pabazë çdo pretendim për sjellje të rrezikshme.

Ai ka shtuar se denoncimi është bërë në një kohë të ndjeshme zgjedhore, duke e bërë çështjen të dukshëm tendencioze dhe me prapavijë politike, dhe se denoncuesit janë persona të njohur recidivistë për organet e drejtësisë. Avokati ka theksuar se rasti po trajtohet me kujdes nga organet kompetente për sigurinë e ministrit dhe familjes së tij. 

“As që mund të flitet për kanosje nga ana e klientit tim. Jemi të bindur se procesi hetimor do të dëshmojë të kundërtën nga ajo që pretendohet, dhe se e vërteta do të dalë në pah plotësisht”, ka deklaruar Kastrati.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prishtina eliminon vushtrrine burneta rama shenon 10 gola 6928e11659d73
Lajmi i mëparshëm

Prishtina eliminon Vushtrrinë, Burneta Rama shënon 10 gola

putin dyfishon kerkesat e tij per territorin e ukraines 6928e238c568c
Lajmi i radhës

Putin dyfishon kërkesat e tij për territorin e Ukrainës

Të fundit nga

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë