hera e pare ne histori kinezet regjistrojne momentin kur supernova copeton yllin 6918a165cb509

Hera e parë në histori, kinezët regjistrojnë momentin kur supernova copëton yllin

November 15, 2025
1 minut lexim

Shkencëtarët e Universitetit të Tsinghua në Kinë u bënë të parët që arritën të regjistronin momentin kur një supernova copëton një yll; ata mundën të dokumentojnë formën që merr vala e goditjes gjatë gllabërimit të sipërfaqes së  yllit në shuarje.

Supernova SN 2024ggi, mbahej nën vëzhgim që prej prillit të vitit të kaluar. Vdekja e një ylli masiv është një proces i përbërë që fillon kur ylli shteron lëndën djegëse për fusione në bërthamën e tij. Yjet janë në një ekuilibër të ndjeshëm – me bashkimin e atomeve më të lehta në më të rënda (p.sh. hidrogjen në helium) krijohet energji, e cila prodhon një trysni të jashtme që parandalon shembjen gravitacionale të yllit, shpjegon Science Alert.

Në yjet me masë më të madhe, pas miliarda vitesh fuzioni, bërthama mbushet me hekur- çka përfaqëson fundin e këtij procesi.

Kjo është pika që nxit supernovën, e pas kësaj ndodh zhvillimi dramatik: Ylli fillon të shembet brenda vetes, duke krijuar një valë goditjeje që përshkon drejt bërthamës, pastaj kthehet prej saj dhe shpërthen jashtë, duke përshkuar në fund të gjithë sipërfaqen e yllit.

Regjistrimi i këtij momenti konsiderohet tejet i vlefshëm, pasi falë tij u pa qartë se vala e goditjes nuk ishte sferike, por  në formë veze apo topi amerikano-futbolli.

Nga ana tjetër, pati edhe një zhvillim tjetër befasues: kur vala e goditjes u përhap në materialin që ylli kishte hedhur për shekuj para shpërthimit, boshti dominues mori një orientim krejt tjetër, çka dëshmon se materiali përreth kishte një drejtim të ndryshëm nga ai i vetë bushtit të shpërthimit.

Ky konsiderohet një zbulim mahnitës, duke marrë parasysh se është regjistruar nga një distancë prej 23,6 milionë vite­dritë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni evropian shqyrton menyrat per levizjen e pajisjeve ushtarake ne rast lufte 69189fb3c9a49
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

dragash perfundon me sukses operacioni per largimin e arinjve nga zona e banuar 6918a68fc83ac
Lajmi i radhës

Dragash: Përfundon me sukses operacioni për largimin e arinjve nga zona e banuar

Të fundit nga

ShkoLartë