hene ujku dhe shi meteoresh 2026 ta nis me spektakel qiellor 6957e96676e56

Hënë ujku dhe shi meteorësh, 2026-ta nis me “spektakël qiellor”

January 2, 2026
1 minut lexim

Viti i ri 2026 hyn me një spektakël nga hapësira: Hëna e ujkut apo hëna e plotë e parë e vitit, do të ndriçojë qiellin këtë fundjavë, moment ky që pritet me entuziazëm nga vëzhguesit, edhe pse ai do ta vështirësojë pak shijimin e një shiu meteorësh, të llogaritet të ndodhë pothuajse në të njëjtën periudhe kohe.

Lëmshi i argjendtë nisi të duket i madh në qiell natën e ndërrimit të viteve thotë CNN, ndërsa ndricimin maksimal llogaritet ta mbërrijë pas mesnatës së të shtunës.

“Pak para 3 janarit dhe ditën pas saj, hëna do të duket e plotë,” thotë Noah Petro, kreu i Laboratorit të Planetarizmit, Gjeologjisë e Gjeofizikës në Qendrën e Fluturimeve Kozmike Goddard të Maryland në SHBA. Ndricimi i fortë i hënës nga drita e pasqyruar e diellit, do të bëjë më të vështirë nga ana tjetër tij, që të shihet qartë shiu i meteorëve të Quadrantid.

Hëna e ujkut e janarit do të jetë gjithashtu superhëna e parë e vitit 2026. Bëhet fjalë për një hënë të plotë që është më afër se zakonisht me Tokën dhe duket më e madhe dhe më e ndritshme në qiell.

Kjo hënë dimërore do të jetë një nga tre hënat më të afërta me planetin tonë këtë vit. NASA ka ofruar dhe një animacion që paraqet fazat hënore për vitin 2026, duke i mundësuar vëzhguesve të qiellit të vizualizojnë gjatë gjithë vitit satelitin e vetëm natyror të Tokës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moska akuzon kievin se ka sulmuar nje hotel ukraina mohon shenjestrimin e civileve 6957e7b934eeb
Lajmi i mëparshëm

Moska akuzon Kievin se ka sulmuar një hotel, Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve

ka kenduar per mua egli kujton momentet me gjestin ne bbva 6957efb1e91d0
Lajmi i radhës

“Ka kënduar për mua”, Egli kujton momentet me Gjestin në BBVA

Të fundit nga

ShkoLartë