helen flanagan dua te jem beqare dhe e perqendruar te femijet 688e8e95eecb0

Helen Flanagan: Dua të jem beqare dhe e përqendruar te fëmijët

August 3, 2025
1 minut lexim

Aktorja britanike Helen Flanagan ka treguar se për momentin nuk është në kërkim të një lidhjeje të re dhe dëshiron të qëndrojë beqare, pas ndarjes me Robbie Talbot.

Në një intervistë për The Mirror, 34-vjeçarja u shpreh se është e përqendruar te fëmijët, puna dhe jeta me miqtë, duke shtuar se ndjeshmëria e saj e bën të vështirë të krijojë lidhje të reja.

Helen, e cila ka tre fëmijë me ish-të fejuarin Scott Sinclair, pranoi se edhe pse Robbie ishte i sjellshëm dhe i dashur me të dhe fëmijët, marrëdhënia e tyre nuk funksionoi afatgjatë, shkruan DailyMail

Ajo shtoi se pas lidhjes së vajzave të tyre, është më e kujdesshme se kujt ia prezanton fëmijët në të ardhmen.

Në rrjetet sociale, Flanagan ka folur edhe për sfidat e mëmësisë dhe fajin që ndjen ndonjëherë për mënyrën si i ndan energjinë mes tre fëmijëve.

Ajo tha se po përpiqet të rikthehet në një periudhë ku ndjehet më e pranishme dhe më e lidhur me ta.

Megjithë vështirësitë, Helen thekson se të qenit nënë është diçka që gjithmonë e ka dashur dhe se është e përkushtuar të bëjë më të mirën për fëmijët e saj, ndërsa mëson të jetë e sjellshme edhe me veten.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia sekuestron 73 motocikleta ne kuader te planit siguria ne trafik 688e8da55167c
Lajmi i mëparshëm

Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`

nga java e ardhshme rritje te temperaturave 688e92d283a7b
Lajmi i radhës

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

Të fundit nga

ShkoLartë