hekurudha durres rrogozhine berzh miraton huane 30 milione euro pjese e korridorit 8 68920933a0f33

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë/ BERZH miraton huanë 30 milionë euro, pjesë e korridorit 8

August 5, 2025
1 minut lexim

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky institucion ka bërë me dije se ka aprovuar kredinë me vlerë 30 milionë euro. Këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.

Kjo hua  plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti. Në total fondi për ndërhyrjen në këtë segment hekurudhor është mbi 120 milionë euro.

Projekti strategjik parashikon që  të rehabilitojë dhe elektrifikojë afërsisht 34 km hekurudhë midis qytetit portual të Durrësit dhe Rrogozhinës në Shqipëri, duke përfshirë rindërtimin e ndërtesave të stacioneve. Pas realizimit të këtij investimi, trenat do të mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 km/h. Ai shënon një hap të rëndësishëm  në përpjekjet e Shqipërisë për të modernizuar rrjetin e saj hekurudhor, për të përmirësuar lidhjen rajonale dhe për t’u përshtatur me standardet e transportit dhe mjedisit të BE-së.

BERZH bëri me dije se së bashku me Bashkimin Evropian, po mbështesin projektin e tyre të tretë të madh hekurudhor në Shqipëri. Kjo, pas linjave Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit.

Realizimi i projekteve hekurudhore pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore duke zhvendosur trafikun e mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke ulur emetimet e karbonit dhe duke mbështetur tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

federata nderkombetare e basketbollit hapi hetim per thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike kunder shqiptareve ne kumanove 6891ffc6c4c72
Lajmi i mëparshëm

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit hapi hetim për thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike kundër shqiptarëve në Kumanovë

kombetarja u17 e kosoves luan me finlanden 689209e8aa228
Lajmi i radhës

Kombëtarja U17 e Kosovës luan me Finlandën

Të fundit nga

ShkoLartë