hegseth ia ben te qarte kines shba ja do ti mbroje me vendosmeri interesat e saj 6904868540633

Hegseth ia bën të qartë Kinës: SHBA-ja do t’i mbrojë me vendosmëri interesat e saj

October 31, 2025
min lexim

Shtetet e Bashkuara do t’i “mbrojnë me vendosmëri interesat e veta”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të premten në Kuala Lumpur me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun.

Takimi, që pasoi një telekonferencë në shtator, ishte një tjetër shenjë e përmirësimit gradual të komunikimit ushtarak midis dy palëve, në një periudhë tensionesh të larta rajonale dhe rritjes së pranisë ushtarake në gjithë Azinë Lindore.

Hegseth i tha ministrit kinez të Mbrojtjes Kombëtare se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për veprimtarinë e Kinës në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore dhe përreth Tajvanit.

Në një postim në X, ai e përshkroi takimin si “të mirë dhe konstruktiv”.

“Ne do t’i vazhdojmë bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Popullore për çështje me rëndësi të përbashkët”, shkroi ai pas takimit, i cili u zhvillua në kuadër të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it në kryeqytetin e Malajzisë.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt, por do të vazhdojnë t’i mbrojnë me vendosmëri interesat e veta dhe të sigurohen se i kanë kapacitetet e nevojshme në rajon për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Dong i kishte kërkuar Hegsethut që Shtetet e Bashkuara të jenë të kujdesshme në fjalë dhe veprime lidhur me Tajvanin dhe të mbajnë një qëndrim të qartë kundër “pavarësisë” së tij.

Ministria citoi Dongun të ketë thënë se Kina është e përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, ndërkohë që mbron me vendosmëri interesat e sigurisë kombëtare të vendit.

“Ajo ka aftësinë e plotë për t’iu përgjigjur me qetësi çdo shkeljeje apo provokimi”, thuhet në deklaratë.

Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se çështja e Tajvanit nuk ishte përfshirë në takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut, ndërsa deklarata zyrtare kineze gjithashtu nuk e përmendi Tajvanin.

Kina i ka rritur vazhdimisht dislokimet ajrore, detare dhe të rojeve bregdetare rreth Tajvanit, të cilin e konsideron pjesë të veten. Ajo e cilëson presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te, si “separatist”.

Lai i kundërshton pretendimet e sovranitetit të Pekinit, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Pentagoni ka kërkuar përmirësim të komunikimit me Kinën në lidhje me modernizimin e ushtrisë së saj dhe qëndrimin rajonal, duke përfshirë transparencë më të madhe mbi ndërtimin e arsenalit bërthamor dhe më shumë diskutime në nivel komandash ushtarake.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Dong i kishte thënë Hegsethut se takimi Trump–Xi kishte ofruar “udhëzim strategjik” për përmirësimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe se tani duhet të merren “masa praktike”./ REL


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donald trump urdheroi rifillimin e testimit te armeve berthamore reagon irani veprim i papergjegjshem 690484d425c11
Lajmi i mëparshëm

Donald Trump urdhëroi rifillimin e testimit të armëve bërthamore, reagon Irani: Veprim i papërgjegjshëm

rrezohet kerkesa e begajt dekreti per zgjedhjet ne tirane do shqyrtohet ne themel 69048993e7d6b
Lajmi i radhës

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

Të fundit nga

ShkoLartë