hedhje karrigesh thika dhe shkopinj bejsbolli del fotoja nga sherri masiv ne korce tre te plagosur 68b56a6abeb41

Hedhje karrigesh, thika dhe shkopinj bejsbolli/ Del fotoja nga sherri masiv në Korçë, tre të plagosur

September 1, 2025
1 minut lexim

Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule ka siguruar momentin e përplasjes së disa personave në një lokal në Korçë.

Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.

Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve.

E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisja e vitit te ri shkollor ldk kritikon masht in 68b569c07a710
Lajmi i mëparshëm

Nisja e vitit të ri shkollor, LDK kritikon MASHT-in

veturat po behen me te zgjuara siguria e tyre do te arrije ne nje nivel tjeter 68b56a911a92c
Lajmi i radhës

Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë