haziri deshi apo sdeshi dikush republika mban autoresine e ibrahim rugoves 6af8dc022518b

Haziri: Deshi apo s’deshi dikush, Republika mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

November 15, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pesha e ish-kryetarit të kësaj partie, presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet me shpalljen e pavarësisë.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri tha se kjo është e vërtat, u pëlqeu apo s’ju pëlqeu të tjerëve.

“Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij”, tha Haziri.

Ai shtoi se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, “nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit”.

“Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve”, shtoi ai.

Tutje, Haziri tha se “edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo”.

“Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve. Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra. LDK, besë e shpresë për Republikën”, përfundoi Haziri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

iseni shtepia e shendetit ne shkup ofron kontrolle falas per qytetaret ne diten boterore te diabetit 6af8dba18006e
Lajmi i mëparshëm

Iseni: Shtëpia e Shëndetit në Shkup ofron kontrolle falas për qytetarët në Ditën Botërore të Diabetit

nje parti qe nuk kontrollon dot veten si mund te drejtoje nje shtet marjana koceku kritikon ramen 6af8dc5bd0fa6
Lajmi i radhës

“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë