haxhiu me kerkesa te qarta para von der leyen kosova kerkon hapjen e rruges drejt be se dhe mbeshtetjen ne apel 6abe64ef98c1f

Haxhiu me kërkesa të qarta para von der Leyen: Kosova kërkon hapjen e rrugës drejt BE-së dhe mbështetjen në Apel

October 1, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim, është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit të mbetur, transmeton “Bota sot”.

U.D. Presidentja Haxhiu, ka shprehur shqetësimin  e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për vendimin e padrejtë të Dhomave të Specializuara në Hagë. 

“Nënvizova se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e Apelit. Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu, më tej ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022, si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të Presidentes Von der Leyen në këtë proces.

“Bisedova edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që na presin. Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditet grupi kriminal pas 15 vitesh rreth 30 bastisje dhe 21 persona nen hetim 6abe4e5276415
Lajmi i mëparshëm

Goditet grupi kriminal pas 15 vitesh, rreth 30 bastisje dhe 21 persona nën hetim

takimi i ministrave te jashtem te procesit te berlinit hoxha procesi i zgjerimit pergjigja per nje evrope me te qendrueshme 6abe6551b54d9
Lajmi i radhës

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit/ Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigja për një Evropë më të qëndrueshme

Të fundit nga

ShkoLartë