Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

September 2, 2026
1 minut lexim

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar Haxhiu.

Vendimi vjen në kuadër të procedurave institucionale për rregullimin e situatës së krijuar pas dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë nga institucionet e drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Ujësjellësi për Lubetenin dhe Lubancën hyn në fazën përfundimtare

mori drejtimin e delegacionit europian ne tirane kush eshte sofia moreira de sousa ambasadorja e re e be se ne shqiperi 6a9829d06eae2
Lajmi i radhës

Mori drejtimin e Delegacionit Europian në Tiranë/ Kush është Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë