haxhiu kamenica shembulli me i mire i qeverisjes pa keqperdorim 68c83b1150d5c

Haxhiu: Kamenica shembulli më i mirë i qeverisjes pa keqpërdorim

September 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Kamenicës Kadri Rahimaj dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kanë takuar sot në Kamenicë gratë kandidate për Kuvendin Komunal.

Haxhiu tha se Kamenica është shembulli më i mirë i qeverisjes komunale pa keqpërdorim të parasë publike.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem në një vend që prioritet e ka interesin e qytetarit dhe do të vijë sa herë që të më ftoni për mbështetje, dhe kjo e dëshmon se kur te jemi bashkë suksesi është i garantuar. Ne e kemi dëshmuar më së miri me qeverisje qendrore dhe lokale të pa korruptuar, se ku ka vullnet rezultati nuk mungon”, tha ajo.

Ndërsa kandidati për kryetar të komunës  tha se Dega e Vetëvendosjes në Kamenicë është i vetmi subjekt lokal që listës i prinë një grua, e po ashtu, sipas tij, është e vetmja edhe në disa procese të tjera reformuese.

 “Ne jemi komuna e vetme që ofrojmë ushqim të shëndetshëm në çerdhet tona dhe kështu ne garantojmë që fëmijët tanë të rriten shëndetshëm, dhe në periudha afatgjate ne jemi duke e formuar një qytetar të shëndetshëm i cili nuk do të konsumojë barna, ne e kemi edhe sigurimin shëndetësor për të gjithë fëmijët e çerdhe dhe këtë politik do ta bartim edhe tek shkollat fillore dhe ato te mesme”.

Rahimaj tha se gjatë qeverisjes se tij, vetëm në arsim është investuar mbi 8.1 milion euro dhe se këtë vit kësaj komune do t’i shtohen edhe dy çerdhe publike.

Gjatë ditës kandidati për kryetar të Kamenicës është takuar edhe me të rinjtë e këtij qyteti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato tashme eshte ne lufte me rusine kremlini akuzon perendimin nuk ka nevoje me per prova te tjera 68c83610103d8
Lajmi i mëparshëm

“NATO tashmë është në luftë me Rusinë”/ Kremlini akuzon Perëndimin: Nuk ka nevojë më për prova të tjera

sofia vergara humbi ceremonine e cmimeve emmy per shkak te nje infeksioni ne sy nuk ia dola 68c83c40deac0
Lajmi i radhës

Sofia Vergara humbi ceremoninë e çmimeve Emmy për shkak të një infeksioni në sy: Nuk ia dola

Të fundit nga

ShkoLartë