haxhiu diskuton me ambasadorin britanik per reformat dhe agjenden evropiane 6aee17c386274

Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik për reformat dhe agjendën evropiane

November 6, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, Haxhiu ka theksuar përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projektligjeve që ndërlidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësisë së bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin dhe miratimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

Në fund të takimit, Haxhiu ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtuka 30 dite paraburgim ne shutke penalja pranon kerkesen e prokurorise per fajdexhinjte e dyshuar ne kumanove 6aee17613b08f
Lajmi i mëparshëm

“Shtuka” 30 ditë paraburgim në Shutkë! Penalja pranon kërkesën e Prokurorisë për fajdexhinjtë e dyshuar në Kumanovë

akr investon ne turizmin malor ne librazhd dy ballkone panoramike dhe perspektive per zipline ne stebleve 6aee181c2db0b
Lajmi i radhës

AKR investon në turizmin malor në Librazhd, dy ballkone panoramike dhe perspektivë për zipline në Steblevë

Të fundit nga

ShkoLartë