hasim murtezani reagon pas ndalimit ne kufi ti shqiperi me jep nder me jep emrin shqiptar 6a4eaf4e32ea6

Hasim Murtezani reagon pas ndalimit në kufi: “Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar”

July 8, 2026
1 minut lexim
IMG 4844

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, ka reaguar pasi, së bashku me deputetët e VLEN-it Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, nuk u lejua të hyjë në territorin e Shqipërisë, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Murtezani ndau vargun e njohur patriotik: “Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar”, të shoqëruar me flamurin kombëtar shqiptar.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve se autoritetet shqiptare nuk lejuan hyrjen në Shqipëri të Murtezanit, Azizit dhe Qokut, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar lidhur me arsyet e moslejimit të hyrjes së tre zyrtarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez me gjoksin ne pah mahnit ne javen e modes ne paris 6a4eab62555e2
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez me gjoksin në pah, mahnit në Javën e Modës në Paris

Të fundit nga

ShkoLartë