harry t i ka hyre frika kur william te behet mbret mund ta deboje nga britania 687f2d30971d3

Harry-t i ka hyrë frika! Kur William të bëhet mbret, mund ta dëbojë nga Britania

July 22, 2025
1 minut lexim

Po, drama mbretërore vazhdon. Dhe këtë herë, sipas burimeve që kanë folur për mediat britanike, princ Harry është realisht i shqetësuar për të ardhmen e tij në momentin që vëllai i madh, princi William, të bëhet mbret. Fjala “banish” (dëbim total) është përdorur në kuptimin e parë, dhe po, është aq dramatike sa tingëllon.

Biografi mbretëror Tom Bower i ka thënë “The Mirror” se:

“Harry është seriozisht i shqetësuar se kur i ati të mos jetë më, William do ta përjashtojë nga Britania dhe ai nuk do të ketë asnjë status atje. Do të jetë persona non grata.”

Dhe kjo nuk është thjesht paranojë. Sipas tij, Harry është “i dëshpëruar” për të rregulluar marrëdhënien me mbretin Charles, që të mund të provojë se është ende pjesë e familjes dhe të rikthejë një farë respekti në publikun britanik. Por ama, ka një problem, pallati nuk ia hap kaq lehtë derën.

Pse? Sepse dyshojnë që sapo të ndodhë ndonjë takim me mbretin, Harry do ta përdorë publikisht për të ndërtuar imazhin e tij. E thënë më thjesht, s’kanë besim tek ai. Tani vjen pjesa më interesante.

Një burim i afërt me William dhe Kate i ka thënë Daily Mail:

“Nuk është rastësi që William dhe Catherine nuk kishin një përfaqësues në Royal Over-Seas League. Nuk u kërkua që të dërgonin dikë dhe po e trajtojnë situatën me shumë kujdes. Fakti që kjo histori doli nëpër gazeta, të thotë gjithçka.”

Pra, William dhe Kate nuk ishin të ftuar dhe nuk dëshironin të ishin pjesë e bisedimeve mes Harry-t dhe përfaqësuesve të mbretit Charles. Dhe kur mediat morën vesh për takimin “sekret”? Ata dyshuan se kjo nuk ishte një rrjedhje e rastësishme, por një lëvizje e Harry-t për të treguar publikisht se “ja, jam ende pjesë e familjes mbretërore”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti sot me diell dhe vranesira te shperndara 687f2c044095f
Lajmi i mëparshëm

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

photo output 9
Lajmi i radhës

VLEN: Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime në Beograd, 0 në Kosovë!

Të fundit nga

ShkoLartë