harrove qe gruan nenen dhe motren i coja une ne varreza ushtari i alibejt perplaset me te ne gjkko ti je palaco ke dashur ta vrasesh megin 68dbc20644a15

“Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, “ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

September 30, 2025
1 minut lexim

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.

Pjesë nga përballja në GJKKO:

Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?

Alibej– Po, shkonin shpesh.

Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.

Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.

Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?

Alibej- Punë për mua.

Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?

Alibej- I kam deklaruar të gjitha.

Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?

Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.

Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?

Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keta jane 20 gjyqtaret e rinj neper gjykatat themelore te kosoves 68dbc162e4b0c
Lajmi i mëparshëm

Këta janë 20 gjyqtarët e rinj nëpër gjykatat themelore të Kosovës

ukraina likuidon roje ruse paralajmerime per provokim e bllokime mediatike 68dbc27846d50
Lajmi i radhës

Ukraina likuidon roje ruse, paralajmërime për provokim e bllokime mediatike

Të fundit nga

ShkoLartë