Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një mesazhi, Hargreaves i ka uruar suksese Presidentes së re në detyrën e saj, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me të dhe me institucionet e Kosovës.
“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves, transmeton “Bota sot”.
Ambasadori britanik ka theksuar se pret të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova ecën drejt së ardhmes së saj multietnike, demokratike dhe euroatlantike”, thuhet në mesazhin e tij.
Burimi: botasot.info


