haradinaj vota per agron kucin vizion dhe zhvillim per junikun 690fdc8f46f95

Haradinaj: Vota për Agron Kuçin, vizion dhe zhvillim për Junikun

November 9, 2025
1 minut lexim

“Agron Kuçi e nisi gjithçka nga zero dhe e shndërroi Junikun në model të qeverisjes lokale të vlerësuar nga të gjitha instiucionet kredibile vendore e ndërkombëtare”. Kështu është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë tubimit përmbyllës të këtij subjekti politik në Junik.

Haradinaj është shprehur i bindur se banorët junikas nesër do t’i ritkthejnë Junikut qeverisjen që e meriton, duke e zgjedhur me votën e lirë Agron Kuçin kryetar të tyre në mandatin e ri katërvjeçar.

 “Nesër mbledhni votat një nga një, çdo votë e ka vlerën e vet, po i kisha lutur edhe unë ata që  nuk janë të Junikut, pra nuk e kam me ndonjë hidhnim apo urrejtje, po s’ka arsye me ardhë dikush prej Rahovecit me votu në Junik. Unë e di se ju nuk i trokitni kujt në derë se jeni të zot vet por mos harroni se prapë  nuk jeni vetëm. Çfarëdo punë që kam me e bë në jetë ju siguroj që kam me i dhanë mbështetje kësaj komune, pra asnjëherë nuk jam tërhequr prej juve edhe atëherë kur nuk kemi fituar jam munduar me pru lajme të mira, me pru projekte me pru investime në Junik”, tha Haradinaj.

Pasi ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme kandidati i AAK për kryetar të Junikut, Agron Kuçi ka bërë thirrje edhe njëherë për tolerancë dhe mosdeformim të vullnetit qytetar.

“Të dashur qytetarë, ashtu si kemi qenë ndër vite bashkë, edhe në sfida edhe në probleme edhe në suksese të bashkohemi nesër si në një festë dhe t’i japim jetë një kapitulli me vizion, me punë, një kapitulli me vlera, kapitull i cili do të përçon vullnetin e lirë dhe real të Junikut por edhe do të përçoi zërin e traditës, moralit dhe traditës autoktonë shqiptare junikase”, tha ai.

Pas koalicionit AAK – LVV për garën e balotazhit në Junik edhe kryetari i degës së LVV-së në  këtë komunë, Jetmir Tofaj në takimin përmbyllës të fushatës i ka dhënë mbështetje të parezervë kandidatit të AAK së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te shtena me arme ndaj agjenteve te kufirit ne chicago 690fd5b3742ae
Lajmi i mëparshëm

Të shtëna me armë ndaj agjentëve të kufirit në Chicago

tuna me performance mahnitese dhe plot stil ne festivalin e kenges 690fddb1ee9c6
Lajmi i radhës

Tuna me performancë mahnitëse dhe plot stil në Festivalin e Këngës

Të fundit nga

ShkoLartë