haradinaj thote se lvv ja po perdor strategji per ta konsumuar 30 ditshin 68a62465775aa

Haradinaj thotë se LVV-ja po përdor strategji “për ta konsumuar 30-ditshin”

August 20, 2025
1 minut lexim

Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentares ka përfunduar pa rezultat, pasi kandidatët e propozuar, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën të sigurojnë shumicën e nevojshme.

Për pasojë, seanca është shtyrë për më 22 gusht.

Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin Debat Plus, ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishte për qëllim zgjedhjen e një kandidati unifikues.

“Së pari kandidaturat, që u propozua edhe zonja Gërvalla, nuk mendoj që është qëllimi me ardh deri të një kandidat unifikues. Se po të ishte ai qëllim, do të kishim pas edhe kandidatura tjera sot. Më shumë VV-ja e paralajmëroi një strategji të konsumimit të këtij 30 ditshi. Që do të vjen kohë pas kohe me kandidatura që janë përjashtuese. Nëse dëshirojnë të arrijnë të një kandidaturë unifikuese, jemi të hapur dhe nuk ka nevojë për ta ndërpre seancën”, ka thënë Haradinaj.

Seanca e radhës pritet të vendosë nëse do të ketë një kandidat që do të marrë mbështetjen e mjaftueshme për kryesimin e Kuvendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xherdan shaqiri shperthen ne champions league 68a624620e925
Lajmi i mëparshëm

Xherdan Shaqiri shpërthen në Champions League

situata me zjarret ne vend ende vatra aktive zjarrfikesit ne terren ne lufte me flaket 68a625038d7c0
Lajmi i radhës

Situata me zjarret në vend, ende vatra aktive! Zjarrfikësit në terren në ‘luftë’ me flakët

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë