haradinaj takon grate e decanit kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne perpjekjet per liri 68dea48ea4cc8

Haradinaj takon gratë e Deçanit: Kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri

October 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar gratë deçanase.

Ai u shpreh se ato kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri, derisa tha se sot janë të angazhuara fuqishëm në zhvillimin dhe vendimmarrjen e komunës.

“Sot, në takim me gratë deçanase, pata nderin të bisedoj me ato që kanë qenë pjesë e çdo etape të historisë sonë. Gratë e Deçanit kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet për liri, ndërsa sot janë të angazhuara fuqishëm në zhvillimin dhe vendimmarrjen e komunës”.

“Në qeverisjen e kryetarit Bashkim Ramosaj, ato kanë pasur hapësirën e merituar, duke qenë pjesë e vendimmarrjes dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në projekte e procese që i kanë dhënë zhvillim Deçanit.

Mbështetja e tyre e dëshmuar sot është garancia më e fortë për vazhdimin e një pune që nuk ndalet”, shkroi tutje Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

credins bank sjell sot apple pay per mbajtesit e kartave mastercard ne shqiperi 68dea27299390
Lajmi i mëparshëm

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

5 burrat qe cdo grua i takon para se te gjeje te duhurin 68dea5b50320f
Lajmi i radhës

5 burrat që çdo grua i takon para se të gjejë të duhurin

Të fundit nga

ShkoLartë