haradinaj takon ambasadorin australian jorezident ne kosove flasin per sigurine ne rajon 68c406610ff7a

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

September 12, 2025
1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin jo-rezident të Kosovës, Richard Rodgers.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj njoftoi se me Rodgers ka biseduar për proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.

“Australia ishte ndër shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës dhe mbështetëse e madhe në të gjitha proceset integruese drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Me ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, z. Richard Rodgers, biseduam për proceset që po kalon vendi ynë dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon. E njoftova ambasadorin Rodgers edhe për rolin konstruktiv të Aleancës në dhënien e zgjidhjes bllokadës institucionale”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, Haradinaj vlerësoi mbështetjen e Australisë për Kosovën.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Australisë për Kosovën dhe kërkova që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

melos bajrami injoron dinamon 68c406540ad15
Lajmi i mëparshëm

Melos Bajrami “injoron” Dinamon

18 vjecari shqiptar i iken policise ne itali por perplaset per vdekje me automjet 68c40704e3eea
Lajmi i radhës

18-vjeçari shqiptar i ikën policisë në Itali, por përplaset për vdekje me automjet

Të fundit nga

ShkoLartë