haradinaj reagon per tragjedine ne gjakove rritja e sigurise ne vendet e punes e domosdoshme 687e7b71966c7

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Rritja e sigurisë në vendet e punës, e domosdoshme

July 21, 2025
1 minut lexim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje e rëndë për familjet dhe shoqërinë, duke apeluar për rritjen e sigurisë në vendet e punës dhe për përgjegjshmëri më të madhe nga institucionet shtetërore.

”I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë.

Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune. Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin.

Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bluza e shiltonit nga ndeshja dora e zotit do te shitet ne ankand me cmim marramendes 687e7b3639b1b
Lajmi i mëparshëm

Bluza e Shiltonit nga ndeshja ‘Dora e Zotit’ do të shitet në ankand me çmim marramendës

ia pershpejton diagnostikimin e kancerit te lekures ne pjese te largeta te botes 687e7c25b836b
Lajmi i radhës

IA përshpejton diagnostikimin e kancerit të lëkurës në pjesë të largëta të botës

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë