haradinaj pret ne takim karen pierce te derguaren e posacme te mbreterise se bashkuar per ballkanin perendimor 68765a1b6a472

Haradinaj pret në takim Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

July 15, 2025
1 minut lexim

Haradinaj pret në takim Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Haradinaj vlerësoi rolin jetik që Mbretëria e Bashkuar ka pasur, jo vetëm në procesin e çlirimit të Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj pas luftës. Ai theksoi se Britania e Madhe mbetet edhe sot një ndër faktorët kyç të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

“Mirënjohës për angazhimin e znj. Pierce dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, u shpreh Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, pas takimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona synon ti largoje tre lojtare te tjere nga skuadra 68765a182eae9
Lajmi i mëparshëm

Barcelona synon t’i largojë tre lojtarë të tjerë nga skuadra

ministrat e be se e diskutojne marreveshjen me izraelin per ti rritur ndihmat per gazen 68765b4451747
Lajmi i radhës

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

Të fundit nga

ShkoLartë