haradinaj per komunat qe kane fituar eshte nje ndjenje pergjegjesie i lus kryetaret qe te punojne 69110a00a0cad

Haradinaj për komunat që kanë fituar: Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë

November 9, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë rritur votat në nivel nacional dhe se kanë fituar në të gjitha komunat që ka qeverisur deri tani.

Ai para mediave ka përgëzuar kandidatët e komunave ku si parti kanë fituar zgjedhjet.

“Urime të gjithë qytetarëve të vendit, të gjithëve, për zgjedhjet e lira e të mira që kanë ndodhur sot. I falënderoj të gjitha institucionet e vendit për punën që kanë bërë. Po ashtu, i bashkohem festës në Suharekë ku po festojnë kolegët tonë. Qytetarët e Suharekës i përgëzoj për fitoren e tyre. Vërtet kryetari Bali Muharremaj është kryetari më i mirë. I bashkohem festës në Rahovec”.

“Qytetarët e Rahovecit i janë bashkuar kryetarit të tyre, Smajl Latifit. I bashkohem po ashtu festës në Gjakovë. Ardian Gjini e ka arritur fitoren më bindëse të mundshme, ky është një lajm i mirë edhe për Gjakovën sepse vërtet ka bërë një punë të mirë. I bashkohem festës në Klinë, kryetari Zenun Elezi ka fituar bindshëm. Deçani vazhdon me festu, edhe pse në rund të parë. AAK-ja i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisur me to. Është një rezultat i mirë, jemi të gëzuar. Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë”, tha ai.

Sipas tij, është konfirmuar një besim i rritur për AAK-në në nivel nacional.

Kemi marrë për parti 87 mijë e 500 vota, e kemi rritur numrin dhe prezencën tonë, në disa komuna do të qeverisim, në disa tjera do të bashkë qeverisim”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkimi i pamposhtur 691109f332cd4
Lajmi i mëparshëm

Bashkimi, i pamposhtur

numerohen 2 nga 21 kuti ne tepelene ps kryeson me 310 vota 69110aa3ad966
Lajmi i radhës

Numërohen 2 nga 21 kuti në Tepelenë, PS kryeson me 310 vota

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.

Akanji bind Interin

Për Manuel Akanji, një titull në Serie A do të kishte një domethënie të veçantë. Mbrojtësi zviceran ka fituar trofe në çdo kampionat ku ka luajtur më parë në Zvicër me Baselin,
ShkoLartë