haradinaj nga rahoveci latifi eshte njeriu i punesmeriton edhe nje mandat 690d1d6ec7892

Haradinaj nga Rahoveci: Latifi është njeriu i punës,meriton edhe një mandat

November 7, 2025
1 minut lexim

Xërxa dhe Ratkoci i Rahovecit ishin dy fshatrat ku sot u përqendruan drejtuesit e AAK-së. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se Rahoveci meriton të vazhdojë të drejtohet nga Smajl Latifi, kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës. Duke kërkuar votën edhe për një mandat, Latifi premtoi vazhdimin e realizimit të projekteve të tjera për bashkëqytetarët e tij.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, takoi banorët e fshatit Xërxë. Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e balotazhit të së dielës, ata kërkuan edhe një herë mbështetjen e tyre.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kandidati i kësaj partie për kryetar të Rahovecit është vlerë që ia do të mirën komunës dhe banorëve të saj. Ai theksoi se Latifi është njeri i punës dhe është dëshmuar edhe gjatë mandatit të kaluar se nuk kursen asgjë nga vetja për të mirën e qytetarëve.

Haradinaj kërkoi nga rahovecianët mobilizim në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që Latifit t’i jepet mundësia për realizimin e projekteve të tjera për këtë komunë. Ndërkohë, Latifi tha se Rahoveci meriton zhvillimin dhe angazhimin e tij, sikurse edhe në mandatin e kaluar.

Latifi beson se vitet që ka qeverisur me Rahovecin do t’i sigurojnë atij fitoren, pasi, sipas tij, me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet janë munduar t’i mbështesin qytetarët e të gjitha kategorive.

Smajl Latifi komentoi edhe kundërkandidatin e tij, me të cilin do të përballet me votë më 9 nëntor.

Smajl Latifi dhe Ramush Haradinaj e vazhduan fushatën elektorale edhe në fshatin Ratkoc. Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit ka për kundërkandidat atë të LVV-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

be paralajmeron per nje gare te re te armatimeve berthamore 690d1c82ab27b
Lajmi i mëparshëm

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

sam smith zbulon se beri liposuksion ne moshen 13 vjecare pas bullizimit per peshen 690d1e92b3948
Lajmi i radhës

Sam Smith zbulon se bëri liposuksion në moshën 13-vjeçare pas bullizimit për peshën

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë