haradinaj nga krusha e madhe fitore e latifit eshte fitore e rahovecit 6909450f99122

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

November 4, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zgjodhi Krushën e Madhe të Rahovecit që ta hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e balotazhit të 9 nëntorit. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u shpreh se fitorja e Smajl Latifit, kandidatit të AAK-së për kryetar komune, nuk është vetëm fitore e tij, por e tërë rahovecianëve. Nga ana e tij, Latifi premtoi se në mandatin tjetër, do të punojë edhe më shumë në zhvillimin e komunës dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur fushatën për zgjedhjet lokale të balotazhit të së dielës në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.

Kryetari i kësja partie, Ramush Haradinaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, u zotuan për shumë punë e projekte të reja që sipas tyre, do ta transformojnë këtë komunë.

“Besoni në punë. Mënyra më e mirë për t’ia shpërblyer të gjallëve e trashëgimtarëve është me punë. Kryetari juaj Smajl Latifi është njeri i punës, njeri i fokusuar në punë. Atë fokusim e ka nga zemra dhe shpirti. Është fitore e madhe për ju të keni një kryetar të punës dhe që qëndron afër njerëzve. E di që ti kryetar nuk ke qeverisur si aleancë por si bashkëqytetar e bashkëluftëtar i atyre që nuk janë gjallë. Ke qenë kryetar i të gjithëve

Kryetari i AAK-së, tha se Rahoveci dhe kryetari Latifi, i cili garon edhe për një mandate tjetër, do ta kenë edhe mbështetjen, prandaj tha se e lut Latifin që pas fitores me 9 nëntor, të vazhdojë me punët e mira për rahovecianët.

“Po të lus që edhe pas 9 nëntorit vazhdo të punosh edhe më shumë. Lum ti që punon për këtë vend. Unë ju siguroj se do të ju përkrah të gjithë ju”, tha Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

momenti kur kulla e lashte 30 metreshe prane koloseut te romes shembet para turisteve 69093e3364c5a
Lajmi i mëparshëm

Momenti kur kulla e lashtë 30 metrëshe pranë Koloseut të Romës shembet para turistëve

nje martese e keqe demton zemren me shume se pirja e duhanit cdo dite 6909463178714
Lajmi i radhës

Një martesë e keqe dëmton zemrën më shumë se pirja e duhanit çdo ditë

Të fundit nga

ShkoLartë