haradinaj nga ferizaji aleanca krah qytetareve punetore dhe zhvillimit 6945c6fec8ba6

Haradinaj nga Ferizaji: Aleanca krah qytetarëve punëtorë dhe zhvillimit

December 19, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë të Ferizajit, nga ku ka theksuar rolin e këtij qyteti si një prej motorëve kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Haradinaj u shpreh se Ferizaji është qytet i punës, i bashkëjetesës dhe i njerëzve punëtorë, duke nënvizuar se mbështetja e qytetarëve për Aleancën dëshmon qartë kërkesën për politika serioze të punës, vendime të guximshme dhe një qeverisje që i shërben drejtpërdrejt qytetarit.

“Sot u pritëm nga shumë qytetarë që besojnë në këtë frymë dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë aktivisht në ndërtimin e një shteti më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai theksoi se Aleanca do të qëndrojë krah Ferizajit dhe interesave të qytetarëve të tij, duke ndërtuar politika zhvillimore që fuqizojnë ekonominë lokale dhe përmirësojnë jetën e përditshme.

“Ferizaji është krah vizionit të ri për Kosovën, dhe Aleanca është krah Ferizajit,” përfundoi Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret zbulojne vrimen e zeze qe leviz me shpejtesi neper hapesiren ndergalaktike 6945c6ce05bb0
Lajmi i mëparshëm

Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë që lëviz me shpejtësi nëpër hapësirën ndërgalaktike

qeveria franceze pezulloni protestat e fermereve ne krishtlindje 6945c713c4fb4
Lajmi i radhës

Qeveria franceze: Pezulloni protestat e fermerëve në Krishtlindje

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 20 dhjetor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, homazhe te lapidari i luftëtarit gjeneral Lulzim Morina në 25-vjetorin e vdekjes tragjike. (Hallaq, Lipjan, ora 12:00) Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë pranë UP-së, do të prezantojë
ShkoLartë