haradinaj nese je veteran i vertete skalon neper serbi 6881e34f56565

Haradinaj: Nëse je veteran i vërtetë s’kalon nëpër Serbi

July 24, 2025
1 minut lexim

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur mbi arrestimin e Lulzim Halilit nga autoritetet serbe së fundmi, e cili raportohej se është ish-ushtar UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se kushdo që kalon nëpër Serbi, është vetëmohim se je veteran.

Sipas tij, Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, pasi që, siç shprehej ai, ka për qëllim përbaltjen e UÇK-së.

“Vet fakti që edhe nëse je një veteran dhe ti e mohon vet që je veteran e kalon lirshëm nëpër Serbi, bile edhe në pantallona të shkurta. Vet fakti edhe nëse je një veteran i vërtetë dhe ke qenë luftëtar i të gjitha luftrave dhe gjykon veten që je i denjë për të kaluar në Serbi, mendoj se është vetëmohim i vetes që je veteran, dhe për mua nuk je veteran kur merr rrugën nëpër Serbi.

“Nëse edhe vetëm për qejfi del në Serbi ti e mohon që je veteran i luftës, sepse haptazi ata kanë një listë për kërkimin e veteranëve. Askush më mirë se vetja nuk e di a ke qenë apo jo veteran. Serbia ka nevojë të krijojë veteranë janë apo nuk janë, ata kanë për qëllim baltosjen e emrit të veteranëve. Serbia këtë e ka detyrë me bë baltosjen. Unë që 27 vitë dhe nuk e llogariti veten aq të denjë dhe luftëtar të madh, dhe as në Mal të Zi e Serbi, por as në Maqedoni nuk dal”, deklaroi Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

heung min son ne bisedime te avancuara me klubin amerikan transferimi mund te ndodhe kete vere 6881e313f1b8b
Lajmi i mëparshëm

Heung-min Son në bisedime të avancuara me klubin amerikan, transferimi mund të ndodhë këtë verë

khan younis i zhdukur nga faqja e dheut satelitet zbulojne permasat e shkaterrimit 6881e4400711d
Lajmi i radhës

Khan Younis i zhdukur nga faqja e dheut! Satelitët zbulojnë përmasat e shkatërrimit

Të fundit nga

ShkoLartë