haradinaj ndarja nga jeta e nexhat dacit humbje e madhe per kosoven 695679ff4f26a

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

January 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për jetën akademike dhe institucionale të Kosovës.

Haradinaj tha se Kosova humbi sot një personalitet të shquar, i cili do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vendit.

Ai theksoi se kishte nderin të bashkëpunonte ngushtë me akademikun Daci, së bashku me presidentin historik Ibrahim Rugova, në ditët më të ndjeshme të shtetndërtimit të Kosovës.

“Do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët që e çmuan kontributin e akademikut Nexhat Daci.

“U prehtë në paqe”, ka përfunduar Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

incidentet ne fier 25 te rinj perfunduan ne spital te dehur gjate nderrimit te viteve 695679a362b21
Lajmi i mëparshëm

Incidentet në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

festimet e vitit te ri perfundojne me tragjedi ne gjermani 2 te rinj vdesin pas shperthimit te fishekzjarreve disa te tjere humbasin gjymtyret 69567a4b9e169
Lajmi i radhës

Festimet e Vitit të Ri përfundojnë me tragjedi në Gjermani, 2 të rinj vdesin pas shpërthimit të fishekzjarreve, disa të tjerë humbasin gjymtyrët

Të fundit nga

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku
ShkoLartë