haradinaj me mesazh per diasporen per zgjedhjet e 28 dhjetorit kosova ka nevoje per ju 6926e6e48a891

Haradinaj me mesazh për diasporën për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Kosova ka nevojë për ju

November 26, 2025
1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një mesazh drejtuar diasporës kosovare, në prag të nisjes së periudhës së aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme.

Nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025, mërgimtarët kanë mundësi të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Në postimin e tij, Haradinaj vë në pah rolin historik të diasporës.

“Atdheu ju mban me vete, kudo që shkoni. E kam ndjerë gjithmonë peshën e mallit tuaj dhe forcën e dashurisë suaj për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Ai kujton sakrificat e brezave të mërgimtarëve, që nga koha e hershme e mërgimit e deri te angazhimi në luftën për liri.

“Mërgimi juaj nuk është thjesht histori largimi. Është histori sakrifice, për jetën, për lirinë…Rrugëtimi ishte i atyre që luftuan e u angazhuan, i dëshmorëve e i heronjëve të cilët Kosova e shqiptaria gjithmonë i nderoi”, ka shkruar tutje ai.

Haradinaj thekson se çdo brez i diasporës e ka mbajtur gjallë lidhjen me vendlindjen.

“Rrugëtimi juaj fillon te gjyshi, kalon te babai, te i biri, e sot te nipi që po rritet për ta dashur Kosovën si familja e tij”

Duke falënderuar mërgatën për kontributin e vazhdueshëm, ai nënvizon se vendi ka nevojë për zërin e tyre në procesin zgjedhor.

“Ju e doni Kosovën më shumë se sa fjalët mund ta tregojnë. Prandaj, zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj na duhen gjithmonë. Kosova ka nevojë për ju, siç edhe ju e keni mbajtur Kosovën gjallë në zemrat tuaja”, ka shkruar Haradinaj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spanja po pergatitet te sfidoje argjentinen ne disa fronte 6926e6dabb3a9
Lajmi i mëparshëm

Spanja po përgatitet të sfidojë Argjentinën në disa fronte

burri iu vra ne londer gruaja e gangsterit shqiptar nis nje jete te re si avokate ne dubai 6926e783d21e2
Lajmi i radhës

Burri iu vra në Londër, gruaja e gangsterit shqiptar nis një jetë të re si avokate në Dubai

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë