haradinaj kujton deshmorin mentor dervishaj 68615e3ee8222

Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj

June 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e tij të rënies.

Ai thotë se Dervishaj ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare.

“Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”.

“Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet. Trima anekënd atdheut, u rreshtuan krah Ushtrisë Çlirimtare për të larguar përgjithmonë armikun që synim kishte shfarosjen.

Sot, në përvjetorin e rënies, kujtojmë me krenari dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë dhe të jashtëzakonshme familjare. Prindërit Osmani e Naxhija i dhanë Kosovës jo një, por tre djem dëshmorë; Mentorin, Menderesin dhe Menhendin.

Po sot, përulemi edhe para heroizmit të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, që ra për të fituar pavdekësinë në tokën e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

teuta abdullahu dikur lojtare e spikatur ne kosove 68615e3bd6428
Lajmi i mëparshëm

Teuta Abdullahu – dikur lojtare e spikatur në Kosovë 

orbani akuzon be ne per orkestrim te parades te krenarise ne budapest 68615f67e07e8
Lajmi i radhës

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë