haradinaj i reagon kurtit i nderpritet fjala per gjuhe te papershtatshme 69ce6f769b3c7

Haradinaj i reagon Kurtit, i ndërpritet fjala për gjuhë të papërshtatshme

April 2, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti. Ai tha se në foltore doli për të demaskuar një mashtrim. Menjëherë këtu i reagoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu duke i kërkuar Haradinajt të ketë kujdes me fjalonin e përdorur.

“Kolegu që foli para meje këtu është që sa vjen në pushtet, mbanë përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen që po na ndodhë në energji, për faturat që po na vijnë. Ky, qeveria e tij dhe ju, mbani përgjegjësi dhe nuk mund t’i ikni kësaj përgjegjësie në asnjë variant. As nuk mund të fshiheni pas këtij ligji tavan, as asgjë, se oligarkët tuaj kryeministër po shesin e po blejnë energji, e po ju shtohen kompanitë çdo ditë e më shumë njerëzve të afërt tuaj”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së vazhdoi kritikat për kryeministrin, duke përdorur edhe disa fjalë, për të cilat kryeparlamentarja ia ndali mikrofonin duke i thënë se po përdorë gjuhë të papërshtatshme parlamentare.

Haradinaj për pak kohë vazhdoi fjalën e tij pa mikrofon, derisa kryetarja i kërkoi atij ta lirojë foltoren e të ulej të vendin e tij prej deputeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vendet arabe denojne ligjin e ri te denimit me vdekje ne izrael 69ce6e7f114b4
Lajmi i mëparshëm

Vendet arabe dënojnë ligjin e ri të dënimit me vdekje në Izrael

kur nje burre provokon me te vdekurit dhe kapet vetem me grate topalli peleshit kapeni prej zhelesh e nxirreni jashte ballen 69ce705eeaa7e
Lajmi i radhës

“Kur një burrë provokon me të vdekurit dhe kapet vetëm me gratë…”, Topalli-Peleshit: Kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë Ballën

Të fundit nga

ShkoLartë