haradinaj e di rrugen deri ne pentagon per anetaresimin e kosoves ne nato 695052feca93d

Haradinaj: E di rrugën deri në Pentagon për anëtarësimin e Kosovës në NATO

December 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Debat Plus ka thënë se “e di rrugën deri në Pentagon” për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Kam nevojë për secilin e secilën që kemi rrugëtuar ndonjëherë bashkë, qoftë edhe një ditë bashkë. Kam nevojë për votën e tyre për ta shtyrë Kosovën drejt NATO-s”, ka thënë ai.

Haradinaj ka deklaruar se në këtë drejtim qëndron më mirë se të gjithë të tjerët, përfshirë kundërkandidatët e tij.

“Mendoj që në këto dyja qëndrojmë më mirë: për energji dhe për NATO. E lidh me faktin që dikur e kam rikthyer prodhimin dhe se kam rritur çmimin, dhe jam në gjendje. I kam lënë dy projekte të gatshme: një central me qymyr dhe një central me gaz nga gazsjellësi amerikan. Do t’i aktivizoj shpejt dhe njëkohësisht, për anëtarësim në NATO, e di rrugën deri në Pentagon. Pra, po e përdori simbolikën – e di rrugën deri në Pentagon”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me ndihmo me ca para e kam gruan pa buke ne shtepi hamdi jupe rrefen kerkesen e rralle te kadri roshit nga shtrati i spitalit per servet pellumbin 695052a5508d8
Lajmi i mëparshëm

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, Hamdi Jupe rrëfen kërkesën e rrallë të Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin

kanadaja i dergon ukraines 2 5 miliarde dollare ndihme 695053134aafa
Lajmi i radhës

​Kanadaja i dërgon Ukrainës 2.5 miliardë dollarë ndihmë

Të fundit nga

ShkoLartë