haradinaj e cileson decanin si te pakontestueshem per aak ne uron ramosajn per fitoren 68ececceaf27b

Haradinaj e cilëson Deçanin si të pakontestueshëm për AAK-në, uron Ramosajn për fitoren

October 13, 2025
1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj për mandatin e ri qeverisës në këtë komunë.

Haradinaj e ka cilësuar Deçanin si të pakontestueshëm për fitoren e subjektit të tij, transmeton KosovaPress.

“Deçani i pakontestueshëm për fitoren e Aleancës dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka shkruar ai.

Nga të dhënat preliminare të KQZ-së, Bashkim Ramosaj ka fituar pa balotazh ku ka marrë 51.57% të votave në këtë komunë në zgjedhjet lokale duke lënë prapa

Jeton Mushkolajn e LDK-së me 21.12% dhe Natyra Kuçin nga PSD me 11.73%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama batuta me von der leyen do gjesh ushqim te mire e me pak merzi se ne bruksel 68eceab4a2c70
Lajmi i mëparshëm

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

adelina prek me dedikimin per motren zoti sme dha vajze por te dha ty 68ecedf3c9ad8
Lajmi i radhës

Adelina prek me dedikimin për motrën: “Zoti s’më dha vajzë, por të dha ty”

Të fundit nga

ShkoLartë