haradinaj dhe latifi premtojne fuqizim te grave ne rahovec 68dc55ee3400f

Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec

October 1, 2025
min lexim

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendosën që një pjesë të takimeve elektorale t’ia kushtojnë bisedave me infermiere dhe mësimdhënëse të Komunës së Rahovecit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Smajl Latifi, folën për vizionin dhe programin e tyre në arsim, shëndetësi dhe fuqizimin e rolit të grave në jetën publike e profesionale.

Në takimin me infermiere dhe mësueset e komunës, Haradinaj theksoi se qytetarët duhet të ndihen të sigurt për shërbimet publike, duke veçuar arsimin dhe shëndetësinë si fusha ku përgjegjësia e profesionistëve është e pazëvendësueshme.

“Qytetarët e Rahovecit ndjejnë një siguri se kur kanë nevojë për një shërbim, do ta kenë. Kjo siguri shtrihet edhe në arsim, dhe ndjenja e punës dhe përgjegjësisë duket tek ata që punojnë në këtë sektor”, tha ai.

Haradinaj u zotua për rritjen e statusit dhe pagave të shërbyesve publikë në të gjitha nivelet, duke e cilësuar këtë si një interes jetik. Ai tha se Kosova ka shumë nevojë për qytetarët e saj dhe duhet krijuar kushtet që të rinjtë të shohin vendin si perspektivë për të ardhmen.

“E kemi interes jetik të rrisim nivelin e pagës dhe statusin e shërbyesve publikë në të gjitha nivelet. Kjo do të mbajë shpresën te qytetarët që dëshirojnë të jetojnë këtu dhe të krijojnë familje dhe do ta bëjmë këtë së bashku me kujdes, nëse marrim këto përgjegjësi së bashku”, shtoi ai.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi, i cili kërkon edhe një mandat në krye të komunës, foli për rëndësinë e fuqizimit të grave dhe vajzave, duke premtuar politika që garantojnë barazi gjinore.

“Ne kemi një ofertë të begatshme për gratë dhe vajzat, për zonjat e nderuara dhe besojmë se do t’u japim më shumë përparësi rolit të tyre. Do të kemi politika proaktive që fuqizojnë gratë, duke respektuar barazinë gjinore, në përfaqësim, në vendimmarrje, por edhe në punësim në sektorin publik si administratë, shëndetësi dhe arsim. Natyrisht, do të mbështesim edhe gratë sipërmarrëse dhe ato që kanë ide inovative”, tha ai.

Kandidati për kryetar të Rahovecit u zotua të vazhdojë angazhimin e tij për mbajtjen dhe realizimin e premtimeve të dhëna.

Bisedat dhe takimet ata i vazhduan edhe te bizneset e fermerët e kësaj komune të cilëve u thanë se mbështetja për ta është interes nacional që i shërben zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deshira e trump per nobelin do tia japin dikujt qe nuk ka bere asgje 68dc5508eee05
Lajmi i mëparshëm

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

cun lajci befasohet me dhurate luksoze nga bashkatdhetaret ne cyrih i blejne veture benz 68dc571bbd13a
Lajmi i radhës

Çun Lajçi befasohet me dhuratë luksoze nga bashkatdhetarët në Cyrih, i blejnë veturë “Benz”

Të fundit nga

ShkoLartë