haradinaj clirimi i vendit tone pervec luftes vetemohuese te uck se erdhi fale amerikes 68c83327de046

Haradinaj: Çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës

September 15, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka theksuar se çlirimi i Kosovës përveç luftës vetëmohuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), erdhi edhe falë Amerikës dhe aleatëve te saj.

Këtë reagim Haradinaj e bëri pasi që në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin.

“Koha po e dëshmon të vërtetën e pamohueshme, çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës dhe aleatëve të saj që na sollën këtë ditë.

Mirënjohje e përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave tona të përjetëshme në krye me SHBA, që shërbyen në Kosovë dhe për Kosovën. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “facebook”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alonso mbappe nuk ndien ankth per te fituar ligen e kampioneve 68c833155af59
Lajmi i mëparshëm

​Alonso: Mbappe nuk ndien ankth për të fituar Ligën e Kampionëve

presidenti begaj dekreton kabinetin e ri qeverises pritet ceremonia e betimit te ministrave te rama 4 68c833c4b1528
Lajmi i radhës

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës, pritet ceremonia e betimit të ministrave të “Rama 4”

Të fundit nga

ShkoLartë