haradinaj ardiani frymezim per gjakoven dhe potencialin e saj 690e6eeff25ff

Haradinaj: Ardiani, frymëzim për Gjakovën dhe potencialin e saj

November 8, 2025
1 minut lexim

Në Gjakovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përmbyllur fushatën për balotazhin e së dielës për zgjedhjet komunale.

Gjatë këtij takimi me përkrahësit e kësaj partie, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Gjakova tashmë është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik.

“Me Ardianin në udhëheqje, vërtet do të keni një frymëzim të vazhdueshëm dhe do t’i bëni punët e Gjakovës më së miri. Unë gjithmonë e kam ditur që Gjakova ka potencialin e vet. E kam ditur dhe e kam përjetuar në kohë të vështira, dhe e kam parë se kush janë njerëzit e Gjakovës”, deklaroi kreu i AAK-së.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga AAK-ja, Ardian Gjini, tha se në komunën që ai e ka drejtuar për dy mandate me radhë, kontribuuesit kryesor të buxhetit komunal ka qenë sektori privat dhe diaspora.

“Krejt çka na ka mbetë me bërë është të dielën me dalë dhe me votu, dhe kaq. Dallimi është shumë i madh, pasi besimin qytetarët e kanë dhënë edhe më 12 tetor, pavarësisht që na ka ikur për atë 2.12 për qind”, tha mes tjerash Gjini.

Në Gjakovë AAK është në koalicion me PDK – në dhe LDK – në, ndërsa kundërkandidat ka atë nga lëvizja Vetëvendosje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pionieri i adn se shkencetari james watson shuhet ne moshen 97 vjecare 690e6e03258fb
Lajmi i mëparshëm

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

millie bobby brown emocionon ne premieren e fundit te stranger things 690e701361c1d
Lajmi i radhës

Millie Bobby Brown emocionon në premierën e fundit të “Stranger Things”

Të fundit nga

ShkoLartë