haqim ramadani nga vlen ben ate qe se bene te tjeret e vendos vete tabelen ne shqip ne gurgunice 68e0012f0099a

Haqim Ramadani nga VLEN bën atë që se bënë të tjerët: E vendos vetë tabelën në shqip në Gurgunicë

October 3, 2025
1 minut lexim

Atë që se bënë të tjerët e bën Haqim Ramadani nga VLEN. Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, ka bërë një veprim jo të vogël, duke vendosur vetë tabelën dygjuhëshe në hyrje të fshatit Gurgunicë. Krejt kjo për të treguar se do të përkushtohet për zhvillim të barabartë në të gjitha fshatrat e komunës.

“Edhe Gurgunica është pjesë e komunës së Bërvenicës”, shkruan Ramadani në postimin në Fejsbuk.

Ai shprehet se Gurgunica është zemra e turizmit malor, një fshat i bekuar nga natyra, me peizazhe që të lënë pa fjalë.

“Plani ynë është i qartë: ndërtimi i rrugës nga Stença deri në Gurgunicë, që banorët të lëvizin lirshëm dhe vizitorët të vijnë pa pengesa”, thekson Ramadani.

Mes tjerash premton se do të rrisë sigurinë e komunikacionit dhe do të krijojë kushte për turizëm me uikend-shtëpiza.

“Ky investim nuk është vetëm një rrugë, por një mundësi për ta kthyer fshatin në motor të ekonomisë, për të ulur papunësinë, për të ndaluar migrimin dhe për të mbajtur rininë këtu, në vendin e vet”, thekson Ramadani, kandidat për Bërvenicën nga VLEN.

IMG 7228

IMG 7229

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi urime te perzemerta per gjermanine mike me rastin e dites se bashkimit gjerman 68dffb59440be
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Urime të përzemërta për Gjermaninë mike me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman

te dielen prej ne mengjes do te kete kufizime ne komunikacionin e shkupit 68e007d054206
Lajmi i radhës

Të dielën prej në mëngjes do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë