haqim ramadani nderi morali dhe dinjiteti vlejne me shume se cdo post publik 68fe5335e82f7

Haqim Ramadani: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik

October 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale gjatë qëndrimit të tij në diasporë, ku po zhvillon takime me bashkatdhetarët për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ramadani, i cili ka punuar 17 vite në Komunën e Bërvenicës, theksoi se për të vlerat morale dhe integriteti personal janë më të rëndësishme se çdo post publik. Ai tha se e njeh mirë komunitetin multietnik të komunës, ku bashkëjetojnë shqiptarë, maqedonas dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, duke theksuar përkushtimin e tij për t’i mbrojtur të gjithë banorët pa dallim.

“Nuk më intereson çfarë thonë portalet për klikime e provokime. Me rëndësi është të jesh i pastër me veten. Nuk e jap komunën time për asnjë çmim dhe do ta mbroj çdo banor të saj”, – shkruan Ramadani.

Ai falënderoi gjithashtu diasporën shqiptare për mikpritjen dhe mbështetjen, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ajo ka në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Bizneset e vogla dhe të mesme nuk do të ekzistonin pa ndihmën e vëllezërve tanë nga diaspora. Pandemia e Covid-19 tregoi qartë se mungesa e tyre solli kolaps ekonomik,” – shtoi ai.

Ramadani tha se më 2 nëntor, bashkatdhetarët do të investojnë jo vetëm me para, por edhe me votën e tyre për vendlindjen.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shifra marramendese kaq paguhet eshrefi per nje episod 68fe49bce6058
Lajmi i mëparshëm

Shifra marramendëse! Kaq paguhet ‘Eshrefi’ për një episod

bllokohet vetura nen ure nga te rreshurat e shiut 68fe5a50b01aa
Lajmi i radhës

Bllokohet vetura nën urë nga të rreshurat e shiut

Të fundit nga

ShkoLartë