hapja e kapitujve per ramen licence per asgjesimin e parlamentit berisha porosi deputeteve te pd te kalojme ne veprime 68cbd2d776c46

“Hapja e kapitujve për Ramën, licencë për asgjësimin e parlamentit”, Berisha porosi deputetëve të PD: Të kalojmë në veprime!

September 18, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e tij deputetëve demokrate, se tashmë kishte ardhur koha që të kalonin në veprime. Teksa nuk cilësoi se çfarë kishte pikësynim me ‘veprimet’, Berisha theksoi se situata në Parlament është antiligjore.

Berisha sulmoi dhe presidentin e Begaj, që sipas tij i dha ‘levën për këtë qëllim Ramës’.

“Edi Rama tregoi se këtu është problemi në një diktaturë totalitare. Në 46-ën, Enver Hoxha i pushkatoi disa deputetë të opozitës, kurse ky pushkatoi Kushtetutën sot, parlamentin. Ky njeri që sot u kthye nga Brukseli, ky hapjen e kapitujve e konsideroi si licencë për të asgjësuar parlamentin. Të nderuar deputetë duhet të kalojmë në veprime.

Ai nuk humbi kohë ndaj nesh. Ai tregoi fytyrën e tij, ne do të tregojmë betejën tonë për kushtetutën dhe parlamentin.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

AZIR ALIU
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit

mourinho mberrin ne lisbone 68cbd333e3664
Lajmi i radhës

Mourinho mbërrin në Lisbonë

Të fundit nga

ShkoLartë