hapet shtabi zgjedhor i vlen it ne dizhon mexhiti fitorja ne cair tashme eshte e sigurt 68d6dcf7749e5

Hapet shtabi zgjedhor i VLEN-it në Dizhon, Mexhiti: Fitorja në Çair tashmë është e sigurt

September 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka hapur sonte shtabin zgjedhor në lagjen Dizhon 1, ku ka deklaruar se “fituesi tashmë dihet” dhe se më 19 tetor pritet një ditë historike për qytetin.

Mexhiti u shpreh se mbështetja qytetare për kandidaturën e tij është e plotë dhe se fitorja e VLEN-it do të jetë “madhështore, sepse është fitore e qytetarëve që kanë vendosur të ecin përpara me dinjitet dhe shpresë”.

“Çairi është me ne! Çdo lagje, çdo familje, çdo i ri dhe çdo prind janë rreshtuar krah nesh, sepse e dinë se rruga jonë është e pastër dhe e ndershme, për t’i sjellë Çairit qeverisjen që meriton”, theksoi ai.

Mexhiti kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për “interesa personale, pazare politike dhe përçmim ndaj njerëzve”, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë u kanë kthyer shpinën.

Ai përfundoi duke thënë se 19 tetori do të shënojë “një fitore të madhe, që do të hapë një epokë të re për Dizhonin 1 dhe për Çairin”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

554916191 122103621399028386 4579514309601485962 n
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Bashkimi i energjisë dhe përvojës do të sjellë fitore të madhe në Gostivar

555430245 1342483380570862 3018860328303028395 n
Lajmi i radhës

Dimitrievski nënshkruan Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike në Kumanovë

Të fundit nga

ShkoLartë