hapet rruga qukes qafe plloce rama projekti me i mundimshem 68baedd3e5aea

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

September 5, 2025
1 minut lexim

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të lehtësojë trafikun në zonë, do të ndihmojë bujqësinë, turizmin e agroturizmin.



Projekti është me dy karrexhata dhe korsi ndihmëse ndërsa në disa raste, kur ka disnivele, ka edhe korsi të tretë. Gjithashtu rruga përfshin edhe dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, katër ura, dy prej të cilave të varura metalike.

Projekti kishte nisur fillimisht në kohën e qeverisë së mëparshme, në vitin 2010-2011, por sipas zv.kryeministres Balluku u desh ribërë nga e para. “Nëse flet me inxhinierët të thonë se ishte një projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, kushteve atmosferike që kjo zonë ka dhe për më tepër ndaj të gjitha ndërlidhjeve me fshatrat e zonës. Më pas projekti nisi në 2015-n, na është dashur ta rishikonim totalisht. Është 100% i ndryshuar”, tha zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Kur e morëm në trashëgimi kishte nisur pa projekt. Është projekti më i gjatë dhe më i mundimshëm, për shkak se u nis mbrapsht. Tani është gjë e madhe që mbaroi dhe që edhe njerëzit e zonës, për të cilët është fitore e madhe, çlirim i madh, por të gjithë e kanë në dispozicion. Dukej sikur s’do mbaronte kurrë. E mban mend urën që kishin bërë, me 17 metra disnivel”, tha Kryeministri Rama.

Në përurimin e rrugës Rama dhe Balluku u pritën nga banorët e zonës me këngë e valle.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamasi poston nje tjeter video te nje pengu izraelit i burgosuri i lutet netanyahut te mos vazhdoje me pushtimin e qytetit te gazes 68baeac5d53d6
Lajmi i mëparshëm

Hamasi poston një tjetër video të një pengu izraelit, i burgosuri i lutet Netanyahut të mos vazhdojë me pushtimin e qytetit të Gazës

trump ka gati dekretin pentagoni do te behet departamenti i luftes 68baef0277281
Lajmi i radhës

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

Të fundit nga

ShkoLartë