hapet per qarkullim nje korsi ne aksin librazhd qafe thane 697fa7189c400

​Hapet për qarkullim një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
1 minut lexim

Pas rreth tetë orësh bllokimi, është hapur lëvizja me një korsi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë të Shqipërisë, pjesë e Korridorit VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit me Tiranën.

Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë, çka la të bllokuar në rrugë mijëra qytetarë për disa orë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.

Segmenti ku ndodhi rrëshqitja është aktualisht pjesë e punimeve për hapjen e gjurmës së re të Korridorit VIII, në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.

Sipas ekspertëve të pavarur, ndërhyrjet e pastudiuara në shpatin e malit mund të kenë ndikuar në shembjen masive. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mohuar që punimet të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuar situatën motit të keq dhe reshjeve, shkruan Oranews.

Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë kohës së bllokimit, gra, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të qëndrojnë për orë të tëra në trafik, ndërsa policia rrugore rekomandoi përdorimin e aksit alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin drejt Tiranës.

Bllokimi i këtij aksi përkoi me ditën e diel, kur fluksi i lëvizjes është i shtuar për shkak të kthimit të qindra pushuesve nga juglindja e vendit, duke e rënduar edhe më tej situatën në qarkullim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dukeshin si cifti perfekt krim makaber ne spanje 55 vjecarja vret partnerin dhe i pretorganin gjenital 697fa64e306d9
Lajmi i mëparshëm

“Dukeshin si çifti perfekt”/ Krim makabër në Spanjë, 55-vjeçarja vret partnerin dhe i pret…organin gjenital

iu permend emri tek dosja epstein reagon ashper behgjet pacolli do te nxjerre faktet nga 697fa7323d71b
Lajmi i radhës

Iu përmend emri tek dosja Epstein, reagon ashpër Behgjet Pacolli: Do të nxjerrë faktet nga…

Të fundit nga

Presidenti i Interit: Frattesi qëndron

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se Davide Frattesi nuk do t’i bashkohet Nottingham Forest, se Liverpool ka kontaktuar për Denzel Dumfries, por se nuk kanë ekzistuar “kushtet e duhura” për
ShkoLartë