hapet konsullata greke ne korce marrin pjese ministrat e jashtem gerapetritis dhe hasani behet protagonist edhe beleri 686c2206f01de

Hapet konsullata greke në Korçë, marrin pjesë ministrat e jashtëm Gerapetritis dhe Hasani, bëhet protagonist edhe Beleri

July 7, 2025
1 minut lexim

Në Korçë është inauguruar konsullata e re greke e cila është vendosur në godinën historike, ku jetoi nobelisti dhe diplomati grek Jorgos Seferis.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani dhe homologu i tij grek i cili gjatë fjalës së tij ka vlerësuar raportet diplomatike me Shqipërinë duke theksuar se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas në kërkesat e saj për të drejtat e minoritetit.

Godina e re e Konsullatës inkuadrohet ne investimet për dixhitalizimin e shërbimeve. Është prove për të forcuar lidhjet e minoritareve me shtetin amë. Nga ana jonë kujdeseni të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët. Si vende fqinje ne u japim prioritet stabilitetit, jo vetëm ne marrëdhëniet dy paleshe, por edhe shumëpalëshe të rajonit.

Politikat e ndryshimit te kufijve tani i përkasin të kaluarës. Dhe të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë askujt, si shkruante Seferis. Ne nuk kemi për të bërë asnjë hap prapa në të drejtat për minoritetit grek. Prezenca juaj me Ministrinë e Jashtme ka forcuar mardhëniet. Minoriteti grek na bashkon dhe është një urë mirëkuptimi mes dy vendeve”, tha Georgios Gerapetritis

Ministri i Jashtëm Igli Hasani mes të tjerash vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Më tej ai shtoi se Shqipëria pret mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në BE.

Vëmendjen me pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës Greke në Korçë e mori edhe eurodeputeti, Fredi Beleri i cili i pyetur në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri dhe kontestimet e opozitës tha se ato janë shumë larg standardit të një vendi të BE-së.

“Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë. Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian”, tha Fredi Beleri.

Për sa i përket çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Beleri u shpreh se ajo duhet zgjidhur përmes mirëkuptimit dypalësh, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2009.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Ulet dukshëm numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në shkollat e Strugës

levizja befasuese e veres man city po synon ta aktivizoje klauzolen e yllit te interit 686c227eb2a76
Lajmi i radhës

Lëvizja befasuese e verës, Man City po synon ta aktivizojë klauzolën e yllit të Interit

Të fundit nga

ShkoLartë