hapet gofundme per shtepine e stenaldos 69d3b7f72e5d7

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

April 6, 2026
1 minut lexim

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti. Pas dhurimit prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për mbështetje nga biznesmeni dhe themeluesi i fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, tashmë është hapur edhe një fushatë zyrtare në platformën “GoFundMe”.

Ky hap i ri u ofron mundësinë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për të bërë realitet ëndrrën e Stenaldos për një strehë të sigurt. Vetë Stenaldo ka ndarë këtë iniciativë në profilin e tij në Instagram, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen fillestare:

“Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për Shaqir Palushin dhe fondacionin Golden Eagle që ndërmorën një iniciativë kaq të fortë mbështetjeje,”– shkruan ai krahas linkut të fushatës.

Mesazhi i Stenaldos shkon edhe më tej: “Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë, të bën thjesht të vërtetë. Ju jam mirënjohës, falënderues pa masë, për çdo kontribut.”

Me hapjen e “GoFundMe”, thirrja e Palushit është shndërruar në një mundësi për të gjithë ata që duan të bëjnë një ndryshim konkret në jetën e Stenaldos. Çdokush mund të vizitojë linkun e fushatës dhe të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi human, duke ndihmuar që një ëndërr jetësore të bëhet realitet. Solidariteti dhe mbështetja e komunitetit po tregojnë se së bashku mund të arrihen gjëra të mëdha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushtoi 190 milione euro nga taksat e shqiptareve tuneli i llogarase drejt kalimit te koncensionari 69d3b661d2e5b
Lajmi i mëparshëm

Kushtoi 190 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Tuneli i Llogarasë drejt kalimit te koncensionari!

mickoski paralajmeron ndryshime te mundshme ne qeveri pas ristrukturimit partiak 69d3be22cb48e
Lajmi i radhës

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

Të fundit nga

ShkoLartë