hapet aplikimi per subvencionim te energjise elektrike 68ed1d2462690

Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike

October 13, 2025
1 minut lexim

Nga sot, qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë elektrike përmes platformës eKosova, tek Shërbimet – Grante dhe Subvencione.

Aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike përfshinë peridhën e vitit 2025 – 2026.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin 2025.

“Megjithatë, nëse keni ndryshuar ndonjë informacion, si numri i anëtarëve të familjes, vendbanimi apo njehësori elektrik, ato mund t’i përditësoni lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet dhe më pas duke klikuar “Apliko””, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Financave, ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme gjatë stinës së dimrit për të lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.

Kriteret kryesore të përfitimit: Shtetas të Republikës së Kosovës, të ardhura deri në 150 euro për anëtar, pasuri të paluajtshme deri në 100,000 euro.

Më tej thuhet se subvencioni realizohet sipas formulës së përllogaritjes e cila është e bazuar në të ardhurat mesatare të familjes dhe lartësisë faturës së energjisë elektrike për muajin përkatës.

Aplikimi mbetet i hapur për 6 muaj, por ftohen të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata të vitit të kaluar që kanë ndryshime në të dhënat e tyre që të aplikojnë në muajin tetor pasi pagesat në mënyrë retroaktive nuk do të realizohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sylvinho nuk ka miqesore ne futboll shqiperia gati per jordanine 68ed1d15bdba1
Lajmi i mëparshëm

Sylvinho: Nuk ka miqësore në futboll, Shqipëria gati për Jordaninë

emrat 670 mije litra nafte e kontrabanduar nga tunizia ne durres spak dergon ne gjkko 11 te pandehur 68ed1dc36ca55
Lajmi i radhës

EMRAT/ 670 mijë litra naftë e kontrabanduar nga Tunizia në Durrës, SPAK dërgon në GJKKO 11 të pandehur

Të fundit nga

ShkoLartë