hapesirat publike rama publikon pamjet per 30 vite ishte nje parkim i madh ndotjeje 68c85512a47fa

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

September 15, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike.



Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Shkodra, ku shihet transformimi i territorit që më parë ishte i zaptuar në kundërshtim me ligjin.

Rama thotë se hapësira e lirë do të shfrytëzohet për t’u bërë park për fëmijët dhe familjet në zonë.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”,-shkruan Rama./Opinion.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fbi ja greke bastisi qelite e burgut famekeq te korydallos gjejne arme te ftohta telefona karikues dhe kufje 68c852079cdab
Lajmi i mëparshëm

“FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos, gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe… kufje

rusia do te ndjekim cdo shtet qe merr asetet tona 68c85645333f3
Lajmi i radhës

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Të fundit nga

ShkoLartë